Bota

Koreja e Jugut kryen stërvitje me artileri në kufirin me Korenë e Veriut

Stërvitja që u mbajt me pjesëmarrjen e rreth 450 ushtarëve, u zhvillua "për të rritur parandalimin ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut"

Ecem Şahinli Ögüç  | 17.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Koreja e Jugut kryen stërvitje me artileri në kufirin me Korenë e Veriut

Ankara

Koreja e Jugut kreu stërvitje me goditje artilerike në rajonin Cheorwon në kufirin me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se me pjesëmarrjen e forcave detare është kryer një stërvitje ushtarake.

Në stërvitjen e kryer me goditje artilerike në rajonin në rajonin Cheorwon në kufi me Korenë e Veriut, u synua forcimi i bashkëpunimit mes forcave tokësore dhe atyre detare.

Më tej u theksua se stërvitja që u mbajt me pjesëmarrjen e rreth 450 ushtarëve, u zhvillua "për të rritur parandalimin ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.