Bota

Koreja e Jugut, druhet për dy raste të tjera të etheve afrikane

Nëse rastet konfirmohen me ASF, atëherë do të dyfishohej numri i infektimeve lokale pas njoftimit të së martës për shpërthimin e parë lokal në një fermë në Paju afër kufirit me Korenë e Veriut

Ekip   | 20.09.2019
Koreja e Jugut, druhet për dy raste të tjera të etheve afrikane

Seul

Sipas Ministrisë së Bujqësisë së Koresë së Jugut, vendi është në pritje të rezultateve të testit të dy rasteve të tjera të dyshuara me ethet afrikane të derrave (ASF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëse rastet konfirmohen me ASF, atëherë do të dyfishohej numri i infektimeve lokale pas njoftimit të së martës për shpërthimin e parë lokal në një fermë në Paju afër kufirit me Korenë e Veriut.

Rasti i dytë me epideminë ASF në Korenë e Jugut u verifikua të mërkurën në afërsi të fshatit Yeoncheon, ndërsa infektimet e dyshuara të ditës së sotme janë në fermat në Paju.

Agjencia lokale e lajmeve Yonhap raportoi se nga mëngjesi i sotëm mbi 10 mijë derra janë larguar për shkak të shpërthimit. Komunat përreth po ashtu janë vendosur nën kontroll të rreptë.

Zyrtarët po hetojnë rreth asaj që shkaktoi shpërthimin e epidemisë ASF, e cila është fatale për derrat, por nuk njihet se prek njerëzit.

Një teori thotë se derri i egër i infektuar mund të kishte kaluar kufirin ndër-korean, pasi sëmundja katër muaj më parë veçse ishte raportuar në Korenë e Veriut.

ASF është përhapur në Azi që nga shfaqja në Kinë vitin e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın