Bota

Koreja e Jugut do të eksportojë teknologji të reaktorit bërthamor në Bangladesh

Sipas marrëveshjes, Instituti i hulumtimit të energjisë atomike i Koresë do të sigurojë dhe instalojë sistemet digjitale dhe po ashtu do të monitorojë dhe kontrollojë reaktorin bërthamor

Islam Uddin  | 15.07.2021 - Përdıtësım : 15.07.2021
Koreja e Jugut do të eksportojë teknologji të reaktorit bërthamor në Bangladesh Foto: AA/Arkiv

Ankara

Koreja e Jugut ka fituar një marrëveshje 3,88 milionë dollarëshe për të eksportuar teknologji të reaktorit bërthamor në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, Instituti i hulumtimit të energjisë atomike i Koresë dhe Komisioni i energjisë atomike i Bangladeshit kanë nënshkruar një marrëveshje për të ofruar sisteme të instrumenteve digjitale dhe të kontrollit për reaktorin bërthamor hulumtues të Bangladeshit.

Sipas marrëveshjes, Instituti i hulumtimit të energjisë atomike i Koresë do të sigurojë dhe instalojë sistemet digjitale dhe po ashtu do të monitorojë dhe kontrollojë reaktorin bërthamor.

Reaktori i trajnimit dhe hulumtimit në Bangladesh me tre megavat që u bë funksional në vitin 1986, tani po kalon modifikime për të azhurnuar sistemet e tij të vjetra analoge.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.