Koreja e Jugut dënon me burgim të përjetshëm presidentin e rrëzuar Yoon për përpjekjen për të vendosur ligjin ushtarak
Gjykata gjithashtu dënoi ish-ministrin e Mbrojtjes, Kim Yong-hyun me 30 vjet burg ndërsa ish-komandanti i Inteligjencës, Noh Sang-won mori dënim prej 18 vjetësh për rolin e tyre në shpalljen e dështuar të gjendjes ushtarake
Stamboll
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar presidentin e rrëzuar Yoon Suk Yeol me burgim të përjetshëm për udhëheqjen e një kryengritjeje në lidhje me përpjekjen e tij për të vendosur gjendjen ushtarake në dhjetor të vitit 2024, transmeton Anadolu.
Siç raporton "Yonhap News", Gjykata Qendrore e Qarkut në Seul e shpalli Yoon fajtor si "organizator i kryengritjes" dhe dha dënimin me burgim të përjetshëm në gjykimin e parë.
Prokurorët kërkuan dënimin me vdekje për përpjekjen e dështuar për të vendosur gjendjen ushtarake në natën e 3 dhjetorit të vitit 2024.
Gjykata gjithashtu dënoi ish-ministrin e Mbrojtjes, Kim Yong-hyun me 30 vjet burg ndërsa ish-komandanti i Inteligjencës, Noh Sang-won mori dënim prej 18 vjetësh për rolin e tyre në shpalljen e dështuar të gjendjes ushtarake.
Yoon u padit në janar të vitit 2025 me akuza për udhëheqjen e një kryengritjeje pas shpalljes së gjendjes ushtarake në dhjetor të vitit 2024.
