Bota

Kopshti botanik në Gjenevë, shtëpia e mijëra llojeve të bimëve

Kopshti botanik, një nga pikat më të rëndësishme turistike të qytetit, është i pajisur me bimë mjekësore dhe të dobishme, bimë kopshti dhe lule

03.08.2023 - Përdıtësım : 04.08.2023
Kopshti botanik në Gjenevë, shtëpia e mijëra llojeve të bimëve Foto: Muhammet İkbal Arslan/AA

Gjenevë

Muhammet Ikbal Arslan

Kopshti botanik, i cili u hap në vitin e lashtë të 1817 në Gjenevë të Zvicrës, është shtëpia e rreth 12 mijë llojeve të bimëve nga kontinente të ndryshme, shkruan Anadolu.

Kopshti botanik njihet edhe si Konservatori i Gjenevës dhe është një nga atraksionet më tërheqëse turistike në Gjenevë. Brenda kopshtit është një liqen ndërsa në breg të saj ka zonë për rekreacion. Kopshti Botanik i Gjenevës ka institut kërkimor ku mbarështuesit kultivojnë specie të reja bimore.

Në Kopshtin botanik ndodhet kopshti zoologjik me një numër të madh të shpendëve dhe kafshëve të rralla.

Pasi botanisti zviceran Augustin Pyramus de Candolle themeloi Kopshtin botanik në 1817, ai u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale pranë Liqenit të Gjenevës dhe Zyrës së OKB-së.

Kopshti ka qenë i hapur për vizitorët që nga viti 1904. Shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 28 hektarësh. Në Kopshtin botanik ka shumë lloje bimësh, pemësh, lulesh, biotope të veçanta, specie të gjalla dhe serra.

Kopshti botanik tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj. Kopshtin botanik e vizitoi edhe Cerren Frasch nga Amerika.

"Gjëja më interesante është se pashë një numër të madh të specieve bimore këtu. Kopshti botanik është mjaft i madh, është argëtues dhe i lehtë për të lëvizur", tha Frasch.

Loic Menard erdhi nga Franca. Ai tha se ky ishte një nga parqet botanike më të bukura që kishte parë ndonjëherë.

"Babai im është kopshtar dhe duhet t'i them që ta vizitojë këtë vend. Është vend i mrekullueshëm. Babai im do të ishte krenar të shihte specie bimore nga e gjithë bota", tha Menard.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın