Kope kukullash të kafshëve shëtitet në rrugët e Londrës për të rritur ndërgjegjësimin për klimën
Projekti artistik, i titulluar “Kopetë” (The Herds), përfshin kukulla gjigante kafshësh të bëra tërësisht nga kartoni, duke simbolizuar migrimin e detyruar të kafshëve të egra për shkak të shkatërrimit të mjedisit

Londër
Një kope kukullash të kafshëve në përmasa reale ka mbërritur në Londër në kuadër të një turneu global për të theksuar pasojat e ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu.
Projekti artistik, i titulluar “Kopetë” (The Herds), përfshin kukulla gjigante kafshësh të bëra tërësisht nga kartoni, duke simbolizuar migrimin e detyruar të kafshëve të egra për shkak të shkatërrimit të mjedisit.
Iniciativa e udhëhequr nga ‘The Walk Productions’ synon të tërheq vëmendjen ndaj krizës klimatike në rritje dhe ndikimit të saj në ekosisteme.
Kukullat, të punuara pjesërisht nga studentë të Kolegjit të Arteve Wimbledon, filluan turin e tyre të Londrës pranë Urës së Londrës para se të kalonin nëpër lokacionet kyçe, përfshirë Soho, Somerset House, Coram’s Fields, rrugën kryesore Camden dhe Stratford.
Performuesit i animuan figurat para turmave të mëdha, duke përshkruar kafshët që largohen nga habitatet e tyre si rezultat i fatkeqësive klimatike.
Kukullat gjigante u nisën më 9 prill nga Republika Demokratike e Kongos, duke udhëtuar në rrugë tokësore nga Afrika dhe në Evropë, me destinacionin e tyre përfundimtar Rrethin Arktik.
Organizatorët thanë se projekti synon të theksojë nevojën urgjente për veprim kundër shkatërrimit ekologjik dhe kërcënime më të cilat përballen speciet e cenueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.