Konvojet me ndihma humanitare kalojnë kufirin Rafah pas armëpushimit
Konvojet me ndihma humanitare nga Egjipti filluan të kalojnë në Gaza përmes kalimit kufitar Rafah pas marrëveshjes së armëpushimit të shpallur së fundmi

Gaza
Konvojet me ndihma humanitare nga Egjipti filluan të kalojnë në Gaza përmes kalimit kufitar Rafah pas marrëveshjes së armëpushimit të shpallur së fundmi, raporton Anadolu.
Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për fazën e parë të një plani 20-pikësh që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurce palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga e gjithë enklava.
Një fazë e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force të sigurisë që përfshin palestinezë dhe trupa nga vendet arabe dhe islamike, dhe çarmatimin e Hamasit.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.600 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.