Bota

Konsumoi cigare në një restorant në SHBA, Koçiu konfirmon largimin nga detyra të zv.ministrit Mahila

"Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit", tha ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu

Fatjon Cuka  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Konsumoi cigare në një restorant në SHBA, Koçiu konfirmon largimin nga detyra të zv.ministrit Mahila

Tiranë

Ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka konfirmuar largimin nga detyra të zëvendësministrit të kësaj ministrie, Andi Mahila, për shkak të konsumimit të duhanit nga ky i fundit në një restorant, transmeton Anadolu.

Në lidhje me rastin, ministrja Koçiu reagoi në rrjetet sociale, ku theksoi se ajo ka marrë një denoncim nga një bashkatdhetar në New York, i cili sipas saj bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

"Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme", ka konfirmuar Koçiu.

Ministrja Koçiu është shprehur se i siguron të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë se do të dëgjohen me të njëjtin respekt.

Fillimisht largimi nga detyra i zëvendësministrit Mahila u raportua në disa media, dhe më pas u konfirmua nga autoritetet. Zyrtarisht shkarkimi përfundimtar i zv.ministrit Mahila do të bëhet nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, pas propozimit të ministres Koçiu.

Andi Mahila është Zëvendësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın