Kongresistja amerikane, Rashida Tlaib: SHBA-ja "bashkëpunëtore në gjenocidin" në Palestinë
Kongresistja amerikane nga radhët e Demokratëve, Rashida Tlaib akuzoi SHBA-në se është "bashkëpunëtore në gjenocidin në Palestinë"

Ankara
Kongresistja amerikane nga radhët e Demokratëve, Rashida Tlaib akuzoi SHBA-në se është "bashkëpunëtore në këtë gjenocid" duke folur në lidhje me planin e Izraelit për të zgjeruar sulmet e tij në Gaza, transmeton Anadolu.
Tlaib nëpërmjet një mesazhi nga rrjeti social X, reagoi ndaj planit izraelit për zgjerimin e sulmeve ndaj Gazës.
"Krimineli i luftës (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu ka njoftuar një plan për të dëbuar me forcë të gjithë popullsinë palestineze, për të kryer spastrim etnik dhe për të shkatërruar dhe aneksuar Gazën", shkroi Tlaib duke shtuar se Izraeli që 64 ditë ndalon hyrjet e ndihmave në Gaza.
Sipas saj, plani i Izraelit që në fillim ishte kështu, duke shtuar: "SHBA-ja është bashkëpunëtore në këtë gjenocid".
Dje kabineti izraelit i sigurisë në mënyrë unanime miratoi një plan për të zgjeruar sulmet e vazhdueshme ushtarake në Rripin e Gazës dhe për të pushtuar territoret brenda enklavës palestineze.