Kompania shtetërore kineze rifillon fluturimet direkte me Korenë e Veriut pas 6 vitesh
Udhëtimi ka qenë shumë i kufizuar që nga viti 2020 pas pandemisë së COVID-19
Stamboll
Transportuesi kombëtar kinez "Air China" rifilloi sot fluturimet direkte për në Korenë e Veriut pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare, pas rifillimit të mëparshëm të shërbimeve hekurudhore midis Pekinit dhe Phenianit, raportuan mediat kineze, transmeton Anadolu.
Një avion pasagjerësh i "Air China" nga Pekini mbërriti në Phenian sot në mëngjes, duke shënuar rifillimin zyrtar të operacioneve të fluturimeve të pasagjerëve midis dy kryeqyteteve, raportoi Xinhua.
Ambasadori kinez në Korenë e Veriut, Wang Yajun, së bashku me diplomatë të tjerë, përshëndetën pasagjerët që mbërritën në aeroportin ndërkombëtar "Sunan" në Phenian.
Udhëtimi midis dy fqinjëve ka qenë shumë i kufizuar që nga viti 2020, kur u vendosën mbyllje të rrepta kufitare gjatë pandemisë së COVID-19. Shërbimet e përditshme të trenave të pasagjerëve midis dy vendeve rifilluan këtë muaj.
Koreja e Veriut kishte rifilluar tashmë fluturimet direkte dhe shërbimet hekurudhore me Rusinë vitin e kaluar ndërsa transportuesi shtetëror "Air Koryo" rifilloi fluturimet midis Pekinit dhe Phenianit në vitin 2023.
