Bota

Kompania japoneze synon të nisë udhëtimin 1-orësh Japoni-SHBA nëpërmjet hapësirës

Shërbimi që do të zhvillohet në bashkëpunim me një startup të zhvillimit të raketave të ripërdorshme, do t'i kushtojë një klienti 100 milionë jen (657 mijë dollarë) për një biletë vajtje-ardhje

Berk Kutay Gökmen  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Kompania japoneze synon të nisë udhëtimin 1-orësh Japoni-SHBA nëpërmjet hapësirës

Stamboll

Një agjenci udhëtimesh japoneze planifikon të lançojë një shërbim transporti pikë-në-pikë në vitet e 2030-ta që do të lidhë Tokion me qytete amerikane si New York në vetëm 60 minuta nëpërmjet hapësirës, ​​raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo, transmeton Anadolu.

Shërbimi që do të zhvillohet në bashkëpunim me një startup të zhvillimit të raketave të ripërdorshme, do t'i kushtojë një klienti 100 milionë jen (657 mijë dollarë) për një biletë vajtje-ardhje.

Sipas kompanive, mjeti do të nisej nga një vendndodhje në det të hapur dhe mund të lidhë çdo dy pika në Tokë brenda 60 minutash. Ato shpresojnë të lidhin Tokion me SHBA-në.

"Shpresojmë që ky biznes të jetë një pikënisje e re për të lidhur udhëtimin hapësinor dhe turizmin", tha Keigo Yoshida, president i "Nippon Travel", gjatë një konference për media në Tokio.

Pranimi i aplikimeve të avancuara për shërbimin do të nisë në vitin fiskal 2026.

Projekti do të zhvillohet në faza, me degustacione ushqimesh hapësinore dhe ture të objekteve tokësore përkatëse që fillojnë në vitin 2026 dhe qëndrime orbitale që pritet të nisen në vitet 2040-ta.

Si pjesë e partneritetit "Nippon Travel" do të jetë përgjegjës për dizajnimin dhe marketingun e produkteve përkatëse.

Kojiro Hatada, kreu i startup-it me seli në Tokio, "Innovative Space Carrier Inc.", tha se kompania e tij synon të ulë kostot e udhëtimit duke rritur numrin e fluturimeve të mundshme gjatë jetëgjatësisë së secilit mjet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.