Bota

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i shqetësuar nga situata në lindje të Jemenit

ICRC ka reaguar përmes Twitter-it pas përshkallëzimit të përplasjeve midis milicive me mbështetje iraniane Houthi dhe forcave qeveritare në qytetin Marib

Mehmet Nuri Uçar  | 19.02.2021 - Përdıtësım : 19.02.2021
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i shqetësuar nga situata në lindje të Jemenit

Stamboll

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) është i shqetësuar për shkak të dhunës së intensifikuar në qytetin Marib, në lindje të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

ICRC ka reaguar përmes Twitter-it pas përshkallëzimit të përplasjeve midis milicive me mbështetje iraniane Houthi dhe forcave qeveritare në qytetin Marib.

Në reagim u shprehën shqetësime serioze në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve, ndërsa palëve u është bërë thirrje për të ndaluar luftën dhe sa më larg konfliktit të mbahen civilët dhe pronat e tyre, si dhe infrastruktura.

Grupi rebel Houthi njoftoi më 17 shkurt se kanë vendosur kontroll mbi një numër pikash në rrethet Rahab, El-Jube dhe Harib dhe deklaruan se qyteti Marib do të merret në afat prej 48 orëve.

Në një brifing të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) më 18 shkurt, i dërguari special i OKB-së për Jemenin, Martin Griffiths, tha se sulmet e Houthive ndaj Marib-it duhet të ndalen.

Ai paralajmëroi se konfliktet në afërsi të kampeve, ku po qëndrojnë banorët e zhvendosur të Jemenit, rrezikuan jetën e miliona civilëve.

Duke theksuar se për dhënien fund të krizës në Jemen nevojitet mbështetje ndërkombëtare, Griffiths u bëri thirrje palëve për ndërprerje të zjarrit në mbarë vendin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın