Bota

Komisioni Evropian mirëpret vizitën e ministrit turk Fidan në Moskë

"Qëndrimi ynë është i qartë. Çdo përpjekje për paqe është e rëndësishme. Ne i mirëpresim negociatat", tha zëdhënësja e KE-së për Marrëdhëniet e Jashtme, Anitta Hipper

İbrahim Hamdi Hacıcaferoğlu  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Komisioni Evropian mirëpret vizitën e ministrit turk Fidan në Moskë

Stamboll

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Anitta Hipper, lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan në Rusi tha se "Çdo përpjekje drejt paqes është e rëndësishme", transmeton Anadolu.

Hipper iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi për media në Bruksel.

Në pyetjen lidhur me vizitën e ministrit Fidan në Moskë, Hipper tha: "Qëndrimi ynë është i qartë. Çdo përpjekje për paqe është e rëndësishme. Ne i mirëpresim negociatat".

Ajo përsëriti se duhet të respektohet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës. Hipper theksoi se po punojnë për të "rritur presionin e sanksioneve" kundër Rusisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.