Bota

Komisarja e BE-së nuk pret që anëtarët kryesor të ndryshojnë qëndrimet mbi marrëveshjen e asociimit me Izraelin

Zyrtarët e BE-së do të zhvillojnë takime të ndara në Bruksel me ministrin palestinez të Punëve të Jashtme, Varsen Aghabekian dhe me atë izraelit, Gideon Saar

Melike Pala  | 14.07.2025 - Përdıtësım : 14.07.2025
Komisarja e BE-së nuk pret që anëtarët kryesor të ndryshojnë qëndrimet mbi marrëveshjen e asociimit me Izraelin Foto: AA/Arkiv

Bruksel

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Mesdheun, Dubravka Suica, ka deklaruar se nuk pret që vendet kryesore anëtare të bllokut evropian të ndryshojnë qëndrimin e tyre në lidhje me shqyrtimin e Nenit 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, transmeton Anadolu.

Duke folur para Takimit të 5-të Ministror BE-Fqinjësia Jugore, Suica e përshkroi takimin si "historik", që do të mbledhë së bashku të gjithë ministrat rajonal, përfshirë ministrat e jashtëm palestinezë dhe izraelitë, të cilët janë të ftuar të marrin pjesë.

“Është shumë mirë që ministri izraelit do të marrë pjesë këtë pasdite. E njëjta gjë vlen edhe për ministrin palestinez. Dialogu është e vetmja mënyrë se si mund të bësh paqe, nuk është e lehtë, por në të njëjtën kohë, ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha ajo.

Zyrtarët e BE-së gjithashtu do të zhvillojnë takime të ndara në Bruksel me ministrin palestinez të Punëve të Jashtme, Varsen Aghabekian dhe me atë izraelit, Gideon Saar, por deri më tani nuk është njoftuar koha e saktë e takimeve.

Suica tha se shqyrtimi në lidhje me marrëveshjen e asociimit me Izraelin u krye disa javë më parë dhe arriti në përfundimin se ligji humanitar dhe të drejtat themelore janë shkelur në lidhje me marrëveshjen e asociimit. Megjithatë, ajo shtoi se në Këshillin e Punëve të Jashtme, më 15 korrik, vendet anëtare kanë pikëpamje të ndryshme.

"Nuk mund ta parashikoj diskutimin, por mund të them se nuk pres që vendet kryesore anëtare të ndryshojnë qëndrimin e tyre", shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se fokusi kryesor i ditës do të jetë Pakti i Ri për Mesdheun, i cili synon të thellojë angazhimin e BE-së në rajonin e Mesdheut Jugor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın