Bota

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

“Ne kemi një përgjegjësi dhe unë e përsëris gatishmërinë time për të shkuar në Gaza sa më parë për të parë realitetin në terren, së bashku me partnerët tanë humanitar”, tha Lahbib

Burak Bir  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Londër

Komisarja evropiane për Barazinë, Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, ka përsëritur gatishmërinë e saj për të shkuar në Gaza “sa më parë” për të parë realitetin në terren, transmeton Anadolu.

“Ne kemi një përgjegjësi dhe unë e përsëris gatishmërinë time për të shkuar në Gaza sa më parë për të parë realitetin në terren, së bashku me partnerët tanë humanitar”, tha Lahbib në një postim në X.

Ajo theksoi se u informua nga Maciej Popowski, drejtor i përgjithshëm i operacioneve të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare të BE-së, pas kthimit të tij nga Izraeli, por siç tha jo, Popowskit iu mohua qasja në Gaza, gjë për të cilën “jemi thellësisht të penduar”.

“Ne jemi të gatshëm të vendosim misione monitorimi të BE-së në çdo kohë. Strukturat ekzistojnë. Vullneti është aty. Ajo që na duhet është qasja”, tha ajo.

Duke përmendur se ka pasur njëfarë progresi në këtë drejtim, Lahbib tha se megjithatë kjo ende është “një pikë uji në oqean”.

“Pa qasje, ne nuk mund të vlerësojmë siç duhet nevojat ose të ofrojmë ndihmë. Njerëzit po vdesin. Fëmijët po vdesin nga uria. Çdo minutë kushton jetë. Koha për të vepruar është tani. Na jepni qasje”, theksoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.