Bota

Kometa më e ndritshme e 13 viteve të fundit vëzhgohet në shumë vende të botës

E quajtur edhe si "kometa e shekullit, kjo kometë ndezi qiellin në mbarë globin, përfshirë dhe rajonin

Dzihat Aliju  | 15.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Kometa më e ndritshme e 13 viteve të fundit vëzhgohet në shumë vende të botës

Shkup

Kometa më e ndritshme e 13 viteve të fundit, ndryshe e njohur edhe si C/2023 A3 Tsuchinshan-Atlas, vëzhgohet në shumë vende të botës, raporton Anadolu.

E quajtur edhe si "kometa e shekullit, kjo kometë ndezi qiellin në mbarë globin, përfshirë dhe rajonin.

Kometa erdhi nga Reja Oort e zbuluar nga Observatori i Malit Vjollcë (Tsuchinshan) në Kinë më 9 janar 2023 dhe e gjetur në mënyrë të pavarur nga observatoria ATLAS në Afrikën e Jugut më 22 shkurt 2023, prej edhe ku e ka marrë emrin.

"Duke kaluar shumë afër Diellit, kjo kometë u nxeh dhe formoi bishtin e saj mbresëlënës të pluhurit dhe akullit. Mund të jetë një nga kometat më mbresëlënëse në histori", tha Agjencia Turke e Hapësirës (TUA) duke informuar mbi karakteristikat e kometës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın