Bota

Komandanti iranian: SHBA-ja po fsheh shifrat e ushtarëve të vrarë amerikanë

"Komanda Qendrore e SHBA-së ka censuruar rëndë shifrat për ushtarët e vrarë amerikanë", tha gjenerali Ali Jahanshahi

Şahin Demir  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Komandanti iranian: SHBA-ja po fsheh shifrat e ushtarëve të vrarë amerikanë

Istanbul

Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit, gjenerali Ali Jahanshahi akuzoi Komandën Qendrore të SHBA-së për fshehje të humbjeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social amerikan X, Jahanshahi tha: “Komanda Qendrore e SHBA-së ka censuruar rëndë shifrat për ushtarët amerikanë të vrarë. Ne rekomandojmë që brenda 24 orëve të ardhshme, familjet e personelit ushtarak amerikan të dislokuar në rajon të kontaktojnë fëmijët e tyre. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Këto deklarata vijnë mes spekulimeve në rritje për mundësinë e një operacioni tokësor të SHBA-së në konflikt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın