Komanda Qendrore e SHBA-së paralajmëron civilët të shmangin portet që përdoren nga Irani
“Punëtorët iranianë të porteve, personeli administrativ dhe ekuipazhet e anijeve tregtare duhet të shmangin anijet ushtarake iraniane dhe pajisjet ushtarake”, tha CENTCOM
Washington
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka paralajmëruar civilët në Iran që të shmangin “menjëherë” të gjitha objektet portuale ku operojnë forcat detare iraniane, transmeton Anadolu.
“Punëtorët iranianë të porteve, personeli administrativ dhe ekuipazhet e anijeve tregtare duhet të shmangin anijet ushtarake iraniane dhe pajisjet ushtarake”, tha CENTCOM në një deklaratë.
Teksa paralajmëroi civilët për rreziqet, CENTCOM tha se forcat amerikane do të vazhdojnë të përpiqen të kufizojnë dëmin ndaj jo-luftëtarëve.
“Edhe pse ushtria amerikane nuk mund të garantojë sigurinë e civilëve brenda ose pranë objekteve që përdoren nga regjimi iranian për qëllime ushtarake, forcat amerikane do të vazhdojnë të marrin çdo masë të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, thuhet në deklaratë.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, i cili ka vrarë më shumë se 1.300 persona, përfshirë ish-liderin suprem, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
