Bota

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmon vdekjen e komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit

Alireza Tangsiri “ka ngacmuar mijëra detarë civilë të pafajshëm, ka sulmuar qindra anije me dronë sulmues njëkahësh dhe raketa, dhe ka vrarë civilë të panumërt të pafajshëm”, tha CENTCOM-i amerikan.

Diyar Güldoğan  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmon vdekjen e komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit

Washington

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) konfirmoi sot vdekjen e komandantit të Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pas një sulmi ajror të kryer nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Komandanti i kësaj komande, admirali Brad Cooper, tha në një deklaratë se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, nën komandën e admiralit Alireza Tangsiri për tetë vjet, “ka ngacmuar mijëra detarë civilë të pafajshëm, ka sulmuar qindra anije me dronë sulmues njëkahësh dhe raketa, dhe ka vrarë civilë të panumërt të pafajshëm”.

Një zyrtar izraelit tha sot se Tangsiri u vra në një sulm ajror në qytetin jugor iranian Bandar Abbas, duke shtuar se komandanti iranian ishte përgjegjës për mbylljen e Ngushticës strategjike të Hormuzit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın