Bota

Kolumbia falënderon Turqinë, SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro falënderoi Turqinë, SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin për përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza

Sinan Doğan  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Kolumbia falënderon Turqinë, SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza

Bogota

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro falënderoi Turqinë, SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin për përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Petro tha se shtetasi kolumbiano-izraelit Elkana Bohbot ishte ribashkuar me familjen e tij si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza.

"Shprehim mirënjohjen tonë për ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Katarin, Turqinë, Egjiptin dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre të vlefshme që mundësuan armëpushimin në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët palestinezë të prekur nga gjenocidi", tha Petro.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për lirimin e palestinezëve të ndaluar në Rripin e Gazës.

"Qeveria kolumbiane bën thirrje që faza tjetër e negociatave të adresojë çështje themelore si përfundimi i pushtimit, gjenocidi, politikat e vendbanimeve, kthimi i refugjatëve dhe situata në Kudsin Lindor. Kolumbia përsërit gatishmërinë e saj për bashkëpunim. Kolumbia inkurajon përparimin e vendosur në rrugën e dialogut dhe negociatave për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në respektimin e të drejtës për jetë, të drejtës ndërkombëtare dhe dinjitetit njerëzor", tha Petro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.