Bota

Kolumbi, të paktën 11 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

- Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Sinan Doğan  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Kolumbi, të paktën 11 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut Foto: Jorge Calle / AA

Bolivar

BOGOTA (AA) - Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Medellin të Kolumbisë, raporton Anadolu.

Kryetari i Bashkisë së Medellinit, Federico Gutierrez foli lidhur me rrëshqitjet e dheut që ndodhën në zonat Bello dhe Altos de Oriente të qytetit pas shirave të rrëmbyeshëm.

Gutierrez deklaroi se si pasojë e rrëshqitjeve të dheut humbën jetën 11 persona ndërsa 15 persona janë të zhdukur. Ai vuri në dukje se 10 shtëpi u shkatërruan dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre ditë e natë.

Mediat lokale raportojnë se ekziston frika se numri i viktimave do të rritet më shumë. Në media ka shkaktuar diskutime fakti që shumë shtëpi janë ndërtuar në shpate kodrash pa leje.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë qenë efektivë në të gjithë Kolumbinë që nga marsi duke shkaktuar viktima dhe humbje pronash në shumë rajone.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın