Bota

Kolumbi, kandidati paraprak për president Miguel Uribe Turbay qëllohet në Bogota

Politikani i krahut të djathtë është sulmuar në një aktivitet zgjedhor, duke marrë plagë me armë zjarri

Laura Gamba Fadul  | 08.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Kolumbi, kandidati paraprak për president Miguel Uribe Turbay qëllohet në Bogota

Bogota

Parakandidati presidencial i krahut të djathtë, Miguel Uribe Turbay, u sulmua dhe u qëllua gjashtë herë të shtunën në Kolumbi, transmeton Anadolu.

Raportimet e mediave thonë se Uribes iu afrua nga pas një burrë i cili e qëlloi në kokë në Bogota.

Videot në rrjetet sociale tregojnë Uriben me fytyrën dhe shpinën e mbuluar me gjak, ndërsa truprojat e nxituan drejt një automjeti për ta çuar në spital.

Ekipi i sigurisë i Uribes u përgjigj duke qëlluar, duke çuar në plagosjen e një personi.

Dëshmitarët thonë se Uribe po merrte pjesë në një aktivitet fushate si pjesë e kandidaturës së tij presidenciale, të cilit iu bashkuan politikanë të tjerë nga partitë e krahut të djathtë të vendit. Drejt fundit të aktivitetit, ndërsa po jepte përshëndetjen e fundit, një burrë thuhet se qëlloi gjashtë herë – dy prej të cilave goditën kandidatin 39-vjeçar. Nuk janë zbuluar detaje mbi gjendjen e tij.

Orë para sulmit, Uribe kishte njoftuar plane për të paditur disa ministra të qeverisë për përpjekjen për të imponuar një konsultim popullor me dekret.

Kryebashkiaku i Bogotës, Carlos Fernando Galan, konfirmoi se një nga sulmuesit e dyshuar është kapur në vendngjarje.

“Senatori Miguel Uribe po merr kujdes mjekësor urgjent pasi ishte viktimë e një sulmi këtë pasdite në Fontibon. Autori i sulmit u arrestua. I gjithë rrjeti spitalor i Bogotës është në gatishmëri për çdo transferim të nevojshëm. Shpreh solidaritetin tim të plotë me senatorin Miguel Uribe dhe familjen e tij”, tha ai në një deklaratë.

Disa figura politike e dënuan incidentin në mediat sociale dhe qeveria “e hodhi poshtë kategorikisht dhe me forcë” sulmin.

Uribe është djali i gazetares Diana Turbay, e cila u vra gjatë një operacioni rrëmbimi të urdhëruar nga bosi i drogës Pablo Escobar. Ai është anëtar i partisë Qendra Demokratike dhe kandidat paraprak për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın