Bota

Kolonët ilegalë izraelitë sulmuan xhaminë Al-Aksa në Kuds për të festuar festën e Hanukkah

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967

Betül Yılmaz  | 15.12.2025 - Përdıtësım : 15.12.2025
Kolonët ilegalë izraelitë sulmuan xhaminë Al-Aksa në Kuds për të festuar festën e Hanukkah

Kuds/Stamboll

Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë sulmuan sot kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të festuar festën hebraike të Hanukkah, raporton Anadolu.

Kolonët e paligjshëm kryen rituale talmudike nën mbrojtjen e policisë izraelite, sipas korrespodentit të Anadolu. Festa tetë-ditore e Hanukkah shënohet nga 14 dhjetori deri më 22 dhjetor.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën "Mali i Tempullit", duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Izraeli gjithashtu aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın