Bota

Kolaicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton 2 dronë të rebelëve nga Jemeni

Koalicioni ka thënë se sulmi kishte në shënjestër provincat jugore në Arabinë Saudite, pa dhënë një vendndodhje të saktë

Ekip  | 17.10.2021 - Përdıtësım : 18.10.2021
Kolaicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton 2 dronë të rebelëve nga Jemeni

Riad

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen tha se ka interceptuar dy dronë të ngarkuar me eksploziv të lëshuar nga rebelët Huthi drejt Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë e koalicionit e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve saudite SPA tha se sulmi kishte në shënjestër provincat jugore në Arabinë Saudite, pa dhënë një vendndodhje të saktë.

Koalicioni tha se ka marrë “procedura operacionale për të mbrojtur civilët dhe zonat civile nga sulmet armiqësore”.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Grupi Houthi ende nuk ka komentuar mbi deklaratën e koalicionit.

Grupi rebel Huthi njofton rregullisht sulme me raketa dhe dronë në territoret saudite, duke thënë se ato janë reagim ndaj sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që synonte rivendosjen e qeverisë jemenase e përkeqësoi situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, ku 30 milionë njerëz, që përbëjnë 80 për qind të popullsisë, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın