Bota

Koalicioni arab liron të burgosurit Houthi të Jemenit në kuadër të armëpushimit

Vendimi erdhi si pjesë e nismës humanitare saudite

Ekip  | 06.05.2022 - Përdıtësım : 09.05.2022
Koalicioni arab liron të burgosurit Houthi të Jemenit në kuadër të armëpushimit

Sana

Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se një aeroplan me të burgosur nga grupi rebel Houthi u nis nga Arabia Saudite për në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Saudite Lajmeve citoi deklaratën e koalicionit ku thuhet se "avioni i parë që transportonte të burgosurit Houthi në Jemen është larguar nga Mbretëria si pjesë e nismës humanitare saudite".

"Tri fazat e transportit të të burgosurve me aeroplanë në Sana dhe Aden do të përfundojnë sot", shtohet më tej.

Grupi rebel Houthi dhe qeveria jemenase nuk e kanë komentuar ende deklaratën e koalicionit.

Më 1 prill, i dërguari i OKB-së në Jemen, Hans Grundberg, njoftoi një armëpushim "shumë të vonuar" dymujor midis rivalëve ndërluftues të Jemenit, sipas të cilit të gjitha operacionet ushtarake ajrore, tokësore dhe detare u ndërprenë.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Sipas OKB-së, konflikti ka shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë nga faktori njeri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.