Bota

Kllouni në Gaza vazhdon t'u sjellë të qeshura fëmijëve

"Jam i lumtur kur i bëj fëmijët të lumtur me kostumet e thjeshta që përdor dhe kur jam me ta. Është e vështirë për mua, por përpiqem të jem vetvetja", thotë Abu Seker

Gülşen Topçu, Fadel A. A. Almaghari  | 15.12.2025 - Përdıtësım : 15.12.2025
Kllouni në Gaza vazhdon t'u sjellë të qeshura fëmijëve Foto: Fadel A. A. Almaghari/AA

Gaza

Ahmad Mahmud Kamil Abu Seker, i cili jeton në kampin e refugjatëve Al-Bureij në Rripin qendror të Gazës, përpiqet të harrojë dhimbjen e tij dhe t'u sjellë gëzim fëmijëve duke punuar si klloun, raporton Anadolu.

Abu Seker, 28-vjeç ka humbur babanë, motrën, nipërit dhe shtëpinë e tij në sulmet izraelite dhe pavarësisht dhimbjeve që ka përjetuar ai dëshiron të buzëqeshë dhe të argëtojë ata që ndodhen përreth tij.

Pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur, Abu Seker vazhdon të tregojë rezistencë ndaj të gjitha vështirësive të jetës. Përpara sulmeve ai kishte zgjedhur të argëtonte fëmijët me profesionin e tij.

Edhe pse zemra e Abu Seker-it është e mbushur me pikëllim për shkak të sulmeve izraelite, ai nuk ka hequr dorë nga misioni i tij për të "bërë ata përreth tij të buzëqeshin dhe të lumtur".

Duke jetuar vetëm në shtëpinë e tij të dëmtuar rëndë, Abu Seker gjen ngushëllim në të qeshurat e fëmijëve dhe i mban gjallë kujtimet e nipërve të tij që ka humbur.

"Kur i bëj fëmijët të lumtur, dal edhe nga gjendja ime. Jam i lumtur kur i bëj fëmijët të lumtur me kostumet e thjeshta që përdor dhe kur jam me ta. Është e vështirë për mua, por përpiqem të jem vetvetja", thotë ai.

Abu Seker tha se kostumet e kllounit i ka nxjerrë nga nën rrënojat dhe se edhe këto sende të thjeshta u sjellin gëzim fëmijëve. "Këto janë kostume shumë të zakonshme, por i bëjnë fëmijët të lumtur. Fëmijët duhet të qeshin. Unë vetë duhet të qesh më shumë se ata, por unë prapë përpiqem t'i bëj të qeshin. Kudo që punoj, i kujtoj nipërit e mi", thotë ai duke shtuar se kujtimet e babait, motrës dhe nipërve të tij ende janë të gjalla.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın