Kirgistani shënon me paradë ushtarake 80-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste
"Sot ne festojmë 80-vjetorin e Fitores së Madhe të fituar së bashku me shtetet anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS)", tha presidenti i Kirgistanit, Sadir Caparov

Bishkek
Kirgistani me një paradë ushtarake shënoi 80-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë botërore më 9 maj 1945, raporton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes së Kirgistanit organizoi një paradë ushtarake në sheshin "Ala-Too" në kryeqytetin Bishkek.
Në ceremoni morën pjesë presidenti kirgiz Sadir Caparov, kryetari i Këshillit të Ministrave Adılbek Kasımaliyev, kryetari Parlamentit Nurlanbek Turgunbek uulu, anëtarë të qeverisë, deputetë, veteranë dhe familjet e tyre, përfaqësues të misioneve të huaja, atashe ushtarakë, diplomatë, të ftuar dhe qytetarë.
- Në ceremoni u ekspozuan "Bayraktar TB2"
Ka tërhequr vëmendjen se Caparov mbërriti në ceremoni me makinën "Aurus" e njohur edhe si makina zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin.
Në ceremoni parakaluan më shumë se 120 automjete ushtarake dhe speciale, përfshirë automjete të rënda të blinduara, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë.
Për herë të parë në sheshin "Ala-Too" u prezantuan sistemet raketore kundërajrore "Tor M2-KM", "Pechora 2BM" dhe "S-300 PS".
Helikopterët në inventarin e Forcave të Armatosura të Kirgistanit dhe avionët që u ngritën nga Baza Ajrore Ushtarake Ruse që vepron në vend bënë fluturim demonstrues ndërsa mjetet e armatosura ajrore pa pilot (dronët me armë-SIHA) "Bayraktar TB2" të blera nga Türkiye u shfaqën në ekranin gjigant në zonë.
- "Festojmë 80-vjetorin e Fitores së Madhe"
Presidenti Caparov në fjalën e tij tha se "Sot ne festojmë 80-vjetorin e Fitores së Madhe të fituar së bashku me shtetet anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS). Kjo Fitore e Madhe është vepër e të gjithë popujve të Bashkimit Sovjetik, domethënë është një fitore e përbashkët, një fitore për të gjithë ne!".
Duke theksuar se kjo është një ditë e shenjtë që bashkon qindra kombe dhe të gjitha brezat, Caparov tha: "Kjo është një ditë e veçantë që na kujton vullnetin, përkushtimin dhe heroizmin e paepur të paraardhësve tanë".
"Ne përulemi në kujtim të miliona njerëzve që humbën jetën në fushat e betejës. Shprehim respektin tonë të pafund për veteranët tanë që u kthyen në shtëpi me fitore dhe për ata që punuan në vijën e parë të cilët përdorën gjithçka që fituan dhe arritën në përputhje për nevojat e ushtrisë", tha Caparov.
Qeveria sovjetike rekrutoi 365 mijë kirgizë gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa rreth 100 mijë kirgizë humbën jetën.
Festimet do të vazhdojnë nesër, më 9 maj e cila njihet si dita kur Bashkimi Sovjetik mundi Gjermaninë naziste.