Bota

Kinë, raportohen mbi 72 mijë raste të sëmundjeve infektive në Pekin

Spitalet e fëmijëve në Pekin dhe Liaoning verior janë të mbingarkuar me raste "të papërcaktuara" të ngjashme me pneumoninë që besohet se janë shkaktuar nga infeksione bakteriale

Islam Uddin  | 30.11.2023 - Përdıtësım : 30.11.2023
Kinë, raportohen mbi 72 mijë raste të sëmundjeve infektive në Pekin

Ankara

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan të enjten se më shumë se 72 mijë raste të sëmundjeve infektive u raportuan në kryeqytetin Pekin javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjithsej 72.475 raste nga 16 sëmundje të njohura u raportuan në Pekin midis 20 dhe 26 nëntorit.

"Pesë sëmundjet kryesore janë gripi, infeksioni i ri me koronavirus, sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës, sëmundjet infektive diarreike dhe sifilizi, të cilat përbëjnë 99.4 për qind të rasteve të raportuara të sëmundjeve infektive që duhet të raportohen", njoftoi e përditshmja kineze "Global Times" duke cituar qendrën.

Autoritetet shëndetësore të mërkurën u kërkuan qytetarëve të marrin masa paraprake pasi disa rajone, përfshirë Tianjin verior, Zhejiang lindor dhe Guangdong jugor, raportuan rritje të rasteve të gripit.

Javën e kaluar, Shoqata Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive tha se sëmundjet e frymëmarrjes dhe pneumonia e padiagnostikuar ishin në rritje në Kinë.

Spitalet e fëmijëve në Pekin dhe Liaoning verior janë të mbingarkuar me raste "të papërcaktuara" të ngjashme me pneumoninë që besohet se janë shkaktuar nga infeksione bakteriale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın