Bota

Kinë, 21 minatorë të bllokuar nga përmbytja e një miniere në Xinjiang

Siç njoftohet, tetë nga 29 punëtorët në minierë janë shpëtuar, kurse 21 prej tyre kanë mbetur të bllokuar

Nuri Aydın  | 11.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Kinë, 21 minatorë të bllokuar nga përmbytja e një miniere në Xinjiang

Ankara

Njëzet e një minatorë raportohet të jenë bllokuar si rezultat i përmbytjes së një miniere qymyri në rajonin autonom ujgur Xinjiang të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet njoftuan se një minierë qymyri në rrethin Hutubi të rajonit ujgur u përmbyt në mëngjes.

Siç njoftohet, tetë nga 29 punëtorët në minierë janë shpëtuar, kurse 21 prej tyre kanë mbetur të bllokuar.

Autoritetet kanë nisur hetim mbi incidentin ndërkohë që po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Më 10 janar, një shpërthim ndodhi në një minierë ari në Kinë, duke shkaktuar dhjetë të vdekur.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Minierave e Kinës njoftoi më 19 janar se 32 mijë miniera jo të qymyrit në vend do të inspektoheshin plotësisht për të parandaluar aksidentet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın