Kinë, 12 të vdekur nga shpërthimi në një dyqan fishekzjarrësh
Raportohet se shpërthimi dhe zjarri pasues preku një sipërfaqe prej rreth 50 metrash katrorë
Stamboll
Njoftohet se 12 persona humbën jetën në një shpërthim që u shënua në një dyqan fishekzjarrësh në provincën qendrore Hubei të Kinës të mërkurën, transmeton Anadolu.
Sipas raportimit nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, e cila citon autoritetet lokale, shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00 në qytezën Zhengji të qytetit Xiangyang.
Shpërthimi dhe zjarri pasues preku një sipërfaqe prej rreth 50 metrash katrorë, thekson raporti.
Ekipet e ndihmës së shpejtë e vunë zjarrin nën kontroll rreth orës 15:30 pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.
Dymbëdhjetë trupa u nxorën nga vendi i ngjarjes.
Bëhet e ditur se shkaku i shpërthimit është nën hetim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
