Bota

Kina thërret në ministri ambasadoren gjermane pas vendimit të ndalimit për spiunazh

Ambasadorja gjermane në Pekin, Patricia Flor u thirr në Ministrinë e Jashtme të Kinës pasi 4 persona u arrestuan në Gjermani për spiunazh në emër të Kinës

Muhammet Nazım Taşcı  | 26.04.2024 - Përdıtësım : 26.04.2024
Kina thërret në ministri ambasadoren gjermane pas vendimit të ndalimit për spiunazh

Istanbul

Ambasadorja gjermane në Pekin, Patricia Flor u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës pasi 4 persona u arrestuan në Gjermani për spiunazh në emër të Kinës, transmeton Anadolu.

Ambasadorja Flor në deklaratën në llogarinë e saj në X tha se është thirrur nga Ministria e Jashtme kineze pasi 4 shtetas gjermanë u ndaluan nën akuzën për spiunazh.

Flor e interpretoi këtë situatë si një mundësi të mirë për të përcjellë qëndrimin e vendit të saj tek bashkëbiseduesit dhe theksoi se ata nuk tolerojnë aktivitete spiunazhi në Gjermani, pavarësisht nga vendi që vijnë.

Duke u shprehur se me mjete kushtetuese mbrojnë demokracinë dhe shtetin e tyre kushtetues, Flor tha se hetimet po vazhdojnë dhe për akuzat do të vendosë gjykata e pavarur.

Katër gjermanë të akuzuar për spiunazh për shërbimin sekret kinez u arrestuan në Gjermani më 22-23 prill.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın