Bota

Kina: Rezervat e huaja të mos përdoren për presion mbi Afganistanin

"Rezervat valutore të Afganistanit janë pasuri shtetërore. Ato duhet të mbahen në posedim të popullit afgan dhe të përdoren për njerëzit", tha ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi

Riyaz Khaliq Khaliq  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 23.09.2021
Kina: Rezervat e huaja të mos përdoren për presion mbi Afganistanin

Ankara

Kina ka thënë se rezervat e huaja të ngrira të Afganistanit “nuk duhet të përdoren si një levë për të imponuar presion politik mbi Afganistanin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Rezervat valutore të Afganistanit janë pasuri shtetërore. Ato duhet të mbahen në posedim të popullit afgan dhe të përdoren për njerëzit", tha ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi në një takim të G20 të organizuar nga Italia të mërkurën.

"Ato nuk duhet të përdoren si një levë për të imponuar presion politik mbi Afganistanin", tha Wang, sipas misionit të Kinës në OKB.

Pasi talebanët rimorën kontrollin mbi Afganistanin më 15 gusht, SHBA-ja ngriu rezervat e huaja afgane prej 7 miliardë dollarësh të Afganistanit të mbajtura në New York.

Përveç kësaj, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian pezulluan gjithashtu financimin për projektet në Afganistan.

"Shpresojmë që vendet përgjegjëse për situatën aktuale në Afganistan do të reflektojnë seriozisht mbi rolin e tyre të kaluar, do të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe konkretë për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet populli afgan dhe do të kryejnë me të vërtetë përgjegjësitë e tyre të duhura", tha ministri i Jashtëm kinez në takimin e G20 që u mbajt online për të diskutuar mbi situatën humanitare në Afganistan.

Forcat e huaja u tërhoqën plotësisht nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare.

Vendi ka qenë kryesisht i varur nga ndihma e huaj me rreth 8.5 miliardë dollarë në vit që përbënin gati gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın