Bota

Kina në lidhje me TikTokun: SHBA-ja të dëgjojë "zërat racionalë"

TikToku është duke operuar në SHBA për shumë vjet dhe është shumë i popullarizuar në mesin e përdoruesve amerikanë, ka thënë Ministria e Jashtme kineze

Islam Uddin  | 21.01.2025 - Përdıtësım : 22.01.2025
Kina në lidhje me TikTokun: SHBA-ja të dëgjojë "zërat racionalë"

Ankara

Kina i kërkoi SHBA-së që të dëgjojë “zërat racionalë” dhe të sigurojë mjedis biznesi jodiskriminues për të gjitha subjektet që operojnë në SHBA, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të shtyrë ndalimin e TikTok me 75 ditë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se TikToku është duke operuar në SHBA për shumë vjet dhe është shumë i popullarizuar në mesin e përdoruesve amerikanë, raportoi “Global Times”.

“Shpresojmë që SHBA-ja të dëgjojë seriozisht zërat racionalë dhe të sigurojë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për subjektet e tregut nga të gjitha vendet që operojnë në SHBA”, tha Guo, duke shtuar se TikToku ka luajtur një rol pozitiv në promovimin e punësimit të brendshëm dhe rritjen e konsumit në SHBA.

Të hënën, presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në një përpjekje për të shtyrë ndalimin e aplikacionit popullor TikTok.

Të premten, Gjykata e Lartë e SHBA-së miratoi një ligj që do të ndalonte TikTokun nëse kompania e saj mëmë me bazë në Kinë, “ByteDance”, nuk heq dorë nga aplikacioni.

Pasi u bë jofunksional të dielën, TikToku njoftoi se ishte në proces të rivendosjes së shërbimeve për përdoruesit e tij amerikanë pas garancive nga Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın