Bota

Kina miraton Ligjin e Sigurisë Kombëtare që do të zbatohet në Hong Kong

Ligji i Sigurisë Kombëtare ndalon përpjekjet për rrëzimin e qeverisë qendrore të Kinës, nxitjen në rebelim, tradhtinë ndaj atdheut si dhe veprimet dhe aktet terroriste dhe ato që rrezikojnë sigurinë kombëtare

Ömer Faruk Yıldız  | 30.06.2020 - Përdıtësım : 30.06.2020
Kina miraton Ligjin e Sigurisë Kombëtare që do të zbatohet në Hong Kong Foto: AA/Arhiv

Pekin

Qeveria e Kinës miratoi Ligjin e Sigurisë Kombëtare i cili është planifikuar që të zbatohet në Hong Kong dhe i cili ndalon përpjekjet për rrëzimin e qeverisë qendrore, tradhtinë ndaj atdheut dhe veprimet që rrezikojnë sigurinë kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin ndërkombëtar Ligji i Sigurisë Kombëtare u miratua me shumicë votash në një votim të kryer në Kongresin Nacional Popullor të Kinës i cili është organi më i lartë legjislativ i Kinës. 

Votimi i ligjit përfundoi në seancën 15 minutëshe që filloi në 09.00 me orën lokale dhe u votua me votën "po" të 162 anëtarëve të përhershëm. 

Pas miratimit nga Kongresi ligji do të hyjë në fuqi duke filluar që nga 1 korriku.

Ligji i ri i Kinës për sigurinë 

Vitin e kaluar me 9 qershor në Hong Kong dolën në rrugë rreth 1 milion protestues dhe protestuan kundër projektligjit për ekstradimin e fajtorëve në Kinë. 

Në protestat, shumica e të cilave kaluan në mënyrë paqësore u përjetuan konflikte mes policisë dhe protestuesve që qëndruan deri në orët e vona nëpër rrugë. Pas protestave që zgjatën me muaj, qeveria lokale tërhoqi projektligjin vitin e kaluar me 23 tetor. 

Në anën tjetër, Kongresi Nacional Popullor i Kinës, më 28 maj miratoi Ligjin e Sigurisë Kombëtare për të cilin reaguan Perëndimi dhe opozita në Hong Kong. 

Ky ligj, pas këtij hapi duke u formuluar në mënyrë të detajuar nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit do t‘i shtohet ligjit themelor të Hong Kongut. Parashikohet që ky proces të zgjasë disa muaj.

Shefja Ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, në një deklaratë lidhur me Ligjin e Sigurisë Kombëtare kishte deklaruar se ligji "do të ndëshkojë një pakicë shumë të vogël që kërcënon sigurinë kombëtare".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.