Politikë, Bota

Kina: Marrëdhëniet Rusi-SHBA kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në botë

- "Pekini mirëpret përmirësimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun

Riyaz Khaliq Khaliq  | 29.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Kina: Marrëdhëniet Rusi-SHBA kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në botë

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Përderisa Rusia dhe SHBA-ja riangazhohen, Kina tha se lidhjet dypalëshe midis dy vendeve "kontribuojnë në paqen botërore", transmeton Anadolu.

"Rusia dhe SHBA-ja janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vende të mëdha me ndikim", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun në një konferencë për media në Pekin.

"Kina mirëpret përmirësimet në lidhjet Rusi-SHBA të cilat kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në botë", tha zëdhënësi kinez.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë arritën në nivel rekord të ulët për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar, është riangazhuar me Rusinë, veçanërisht për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë që ka vazhduar që nga shkurti i vitit 2022.

Vendet zhvilluan bisedime në Arabinë Saudite dhe në Turqi dhe rivendosën nivelet e personelit në misionet diplomatike dhe gjithashtu të ndjekin mundësi të përbashkëta ekonomike.

Trump të hënën kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tarifa dytësore nëse Moska nuk i jep fund luftës në Ukrainë brenda "rreth 10 ose 12 ditësh", shumë më herët se një afat i mëparshëm. Afati i tij i mëparshëm prej 50 ditësh do të kishte rënë rreth fillimit të shtatorit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın