Bota

Kina lëshon paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm në lindje të Rusisë

- Filipinet dhe Tajvani po ashtu kanë ndezur alarmin për valë cunami në brigjet e tyre.

Islam Uddin  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Kina lëshon paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm në lindje të Rusisë

Ankara

ANKARA (AA) - Kina aktivizoi një paralajmërim për cunami në disa zona bregdetare, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi Gadishullin Kamchatka të Rusisë, tha media shtetërore, transmeton Anadolu.

Ministria e Burimeve Natyrore ka lëshuar alarm të verdhë për cunami për disa zona, raportoi CGTN.

Valët e cunamit pritet të arrijnë zonat bregdetare të Shangait në mbrëmje me një lartësi maksimale të parashikuar të valës prej 30 centimetrash.

Tajvani gjithashtu lëshoi një paralajmërim për cunami, ndërsa Administrata Qendrore e Motit paralajmëroi se valët e cunamit mund të arrijnë bregdetin e Tajvanit deri në orën 13:18 sipas kohës lokale.

Filipinet gjithashtu paralajmëruan banorët e tyre në zonat bregdetare përballë Oqeanit Paqësor për një "lartësi vale cunami më pak se 1 metër" pas tërmetit të fuqishëm.

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë shkaktoi paralajmërime për cunami në gjithë rajonin e Oqeanit Paqësor, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 20.7 kilometrash dhe 119 kilometra në lindje-juglindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın