Kina kërkon deeskalim në Amerikën Latine, kundërshton "ndërhyrjen" në Venezuelë
Komentet vijnë ndërsa SHBA-ja zgjeron operacionet ushtarake në të gjithë Amerikën Latine, mes spekulimeve se Washingtoni mund të sulmojë Venezuelën
Stamboll
Kina kundërshton ndërhyrjen e "forcave të jashtme" në punët e Venezuelës ndërsa zgjerohen operacionet ushtarake amerikane në të gjithë Amerikën Latine, raporton Anadolu.
"Kina kundërshton çdo veprim që shkel qëllimet dhe parimet e kartës së OKB-së ose cenon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të tjera", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian gjatë një konference për mediat në Pekin.
"Pekini kundërshton ndërhyrjen e forcave të jashtme në punët e brendshme të Venezuelës nën çdo pretekst", shtoi Jian duke u bërë thirrje të gjitha palëve që së bashku ta mbajnë Amerikën Latine dhe Karaibet si një zonë paqeje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Komentet vijnë pas muajsh zgjerimi të operacioneve ushtarake amerikane në të gjithë Amerikën Latine, duke vendosur marinsat, anijet luftarake, avionët luftarakë dhe bombardues, nëndetëset dhe dronët, mes spekulimeve se Washingtoni mund të nisë një sulm ndaj Venezuelës.
Deri më tani, ushtria amerikane ka kryer 21 sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge, duke rezultuar në vrasjen e të paktën 83 personave, të cilët administrata i ka përshkruar si "narkoterroristë".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet "e mbyllur në tërësi", në përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis Uashingtonit dhe vendit të Amerikës së Jugut.
