Bota

Kina kundërshton "ndërhyrjen e jashtme" në Venezuelë

Pekini tha se kundërshton "veprimet e njëanshme dhe të tepruara të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja ndaj vendeve dhe anijeve të tjera"

Berk Kutay Gökmen  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Kina kundërshton "ndërhyrjen e jashtme" në Venezuelë

Stamboll

Kina deklaroi se kundërshton "ndërhyrjen e jashtme" në punët e brendshme të Venezuelës, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja ka kryer sulm ndaj një varke të trafikut të drogës, transmeton Anadolu.

"Kina kundërshton kërcënimin ose përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kundërshton ndërhyrjen e jashtme në punët e brendshme të Venezuelës nën çfarëdo preteksti", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, në një konferencë për mediat në Pekin.

"Kina mbështet përpjekjet për të luftuar krimet ndërkufitare përmes bashkëpunimit më të fortë ndërkombëtar, kundërshton veprimet e njëanshme dhe të tepruara të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja ndaj vendeve dhe anijeve të tjera dhe bën thirrje që SHBA-ja të angazhohet në zbatim normal të ligjit dhe bashkëpunim gjyqësor përmes kornizave ligjore bilaterale dhe multilaterale", shtoi ai.

Komentet nga Pekini erdhën në përgjigje të deklaratave të Trumpit të martën, në të cilat ai pretendoi se SHBA-ja ka kryer një tjetër sulm ndaj "një varke të trafikut të drogës" pranë brigjeve të Venezuelës, duke vrarë gjashtë trafikantë të dyshuar narkotikësh.

Ky ishte sulmi i pestë që SHBA-ja ka ndërmarrë javët e fundit, duke shënjestruar anije që supozohet se transportojnë droga të paligjshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın