Kina kritikon çmimin Grammy për Dalai Lamën: "Manovrim politik"
"Ne kundërshtojmë fuqimisht që palët përkatëse ta përdorin çmimin si një mjet për manovrim politik anti-Kinë. Një qëndrim i tillë ka qenë i qëndrueshëm dhe i qartë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian
Stamboll
Kina kritikoi çmimin Grammy të dhënë Dalai Lamës, duke e përshkruar atë si një "mjet politik" që synonte Pekinin, transmeton Anadolu.
"Siç dihet gjerësisht, Dalai i 14-të nuk është një personel i pastër fetar; përkundrazi, ai është një i dëbuar politik i angazhuar në aktivitete separatiste anti-Kinë nën maskën e fesë", u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.
"Ne kundërshtojmë fuqimisht që palët përkatëse ta përdorin çmimin si një mjet për manovrim politik anti-Kinë. Një qëndrim i tillë ka qenë i qëndrueshëm dhe i qartë", tha Lin.
I lindur si Tenzin Gyatso, Dalai Lama 90-vjeçar u shpall fitues i çmimit Grammy të dielën në kategorinë e librit audio, rrëfimit dhe tregimit për "Meditime: Reflektimet e Shenjtërisë së Tij Dalai Lama".
Udhëheqësi shpirtëror budist, i njohur si Dalai Lama i 14-të, është lidhur gjithashtu me polemikat e kaluara, përfshirë një incident në vitin 2023 në të cilin ai i kërkoi njërit prej studentëve të tij "të ia thithte gjuhën", e cila shkaktoi reagime të gjera publike.
Kina mori kontrollin e Tibetit në vitin 1951, duke e përshkruar këtë veprim si një "çlirim paqësor".
Pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez në vitin 1959, Dalai Lama iku në Dharamsala në Indinë veriore, ku më vonë themeloi një parlament tibetian dhe një qeveri në mërgim.
Pekini nuk e njeh këtë administratë, duke pohuar se Tibeti ka qenë pjesë e Kinës që nga shekulli i 13-të. Megjithatë, Dalai Lama pohon se Tibeti ishte një shtet i pavarur në kohën kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze hyri në rajon.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
