Kina investoi rreth 24 miliardë dollarë në 168 porte në të gjithë botën
Financimi kinez për portet detare globale është "i ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë" midis vendeve me të ardhura të larta dhe vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme
Stamboll
Kina ka investuar gati 24 miliardë dollarë në 168 porte në të gjithë botën gjatë 25 viteve të fundit, sipas një studimi të ri të publikuar të mërkurën, transmeton Anadolu.
Lajmi nga "AidData", një laborator kërkimor në Universitetin William & Mary në SHBA, vjen pasi Panamaja kohët e fundit dëboi një operator me seli në Hong Kong nga një prej porteve të saj.
Midis viteve 2000 dhe 2025, Kina ka investuar gati 24 miliardë dollarë të lidhur me portet detare në 168 porte në 90 vende me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, thuhet në studimin e titulluar "Ankora e Ambicieve Globale".
Financimi në total 23.4 miliardë dollarë u sigurua përmes 363 projekteve të financuara nga hua dhe grante kineze gjatë asaj periudhe.
Portet më të financuara përfshijnë Portin Ndërkombëtar Hambantota në Sri Lanka me 1.97 miliard dollarë financim; Portin e Newcastle në Australi me 1.32 miliard dollarë; Portin Autonom të Kribit në Kamerun me 1.17 miliard dollarë; Portin e Melburnit në Australi me 1.14 miliard dollarë dhe Portin e Haifës në Izrael me 1.13 miliard dollarë, thuhet në lajm.
Studimi zbuloi se vetëm në dy vitet e fundit, 2024 dhe 2025 Kina ka angazhuar 614 milionë dollarë në financim të ri zyrtar për projekte dhe aktivitete në 11 porte në mbarë botën.
Financimi kinez për portet detare globale është "i ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë" midis vendeve me të ardhura të larta dhe vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
