Kina i kërkon BE-së të lejojë konkurrencën "e drejtë" dhe të ndalojë "abuzimin" me instrumentet tregtare
Komentet nga Pekini vijnë pas njoftimit të BE-së për hetim ndaj një kompanie kineze të energjisë së erës
Stamboll
Kina i kërkoi sot Bashkimit Evropian të lejojë konkurrencë “të ndershme” dhe të ndalë “abuzimin” me instrumentet tregtare të njëanshme, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se Pekini i bën thirrje BE-së të ruajë “hapjen e tregut dhe konkurrencën e ndershme, të ndalë abuzimin me mjetet tregtare të njëanshme dhe të ofrojë një mjedis biznesi të drejtë, transparent dhe jodiskriminues për kompanitë nga e gjithë bota”.
Lin i bëri këto komente pasi u pyet për të komentuar njoftimin e BE-së lidhur me hapjen e një hetimi ndaj kompanisë kineze të energjisë së erës “Goldwind”, me pretendimin se ajo mund të ketë përfituar nga subvencione shtetërore për të shtrembëruar konkurrencën në tregun e BE-së.
“Kina i mbron me vendosmëri interesat legjitime në rritje të kompanive kineze”, shtoi Lin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
