Bota, Shkencë dhe Teknologji

Kina hap stacionin e monitorimit automatik meteorologjik në malin Everest

Stacioni i ri meteorologjik është ngritur në lartësinë mbi 8.800 metra në majën më të lartë në botë

Riyaz Khaliq Khaliq  | 05.05.2022 - Përdıtësım : 06.05.2022
Kina hap stacionin e monitorimit automatik meteorologjik në malin Everest

Stamboll

Kina ka hapur stacionin automatik të monitorimit meteorologjik në pikën më të lartë në botë në malin Everest, përgjatë kufirit të saj me Nepalin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina e identifikon malin më të lartë në botë mbi nivelin e detit si mali Qomolangma, emri i të cilit është me origjinë tibetiane.

Stacioni i vendosur në një lartësi mbi 8.800 metra u hap të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve "Xinhua News".

Më herët, një strukturë e ngjashme e krijuar bashkërisht nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja në 2019, u hap në një lartësi prej 8.430 metrash në anën jugore të malit, sipas Institutit të Kërkimeve të Rrafshnaltës Tibetiane (ITP) nën Akademinë Kineze të Shkencave (CAS).

"Të dhënat meteorologjike të monitoruara do të mbështesin kërkimet shkencore dhe aktivitetet alpinistike", tha Zhao Huabiao, një studiues në ITP.

Një ekip prej 13 anëtarësh i ekspeditës kineze arriti në majën e malit Everest të mërkurën për të matur trashësinë e akullit dhe borës duke përdorur "radarin me saktësi të lartë për herë të parë".

Rreth 270 studiues kinezë të ndarë në pesë ekipe do të kryejnë një studim kërkimor shkencor në Pllajën Qinghai-Tibet, kërkimi i parë shkencor i vendit në një lartësi prej mbi 8.000 metrash në majë.

Ekipi i udhëhequr nga Kang Shichang, një studiues në Institutin Veriperëndimor të Eko-Mjedisit dhe Burimeve nën CAS, "do të kalojë një muaj duke monitoruar ndotësit, ndryshimet e akullnajës Rongbuk dhe liqenit të akullit si dhe emetimet e gazeve serrë nga lumenjtë dhe liqenet që mbulojnë zona me lartësi të madhe nga kampi bazë malit Qomolangma deri në akullnajën lindore Rongbuk".

"Përmes studimit të ndryshimeve të akullnajave dhe ndotësve të ajrit të akullnajave, ne mund të shohim ndikimin e aktiviteteve njerëzore globale dhe rajonale në zonën Qomolangma", tha Kang.

Ekipi tjetër prej rreth 27 studiuesish shkencorë po "monitoron gjendjen shëndetësore të 50 vullnetarëve të pozicionuar në lartësi të ndryshme: 5.200 metra, 5.800 metra, 6.350 metra dhe 8.848 metra".

"Ndërsa ngriheni në lartësi, trupi juaj do të ndryshojë në përputhje me rrethanat, gjë që i bën të vlefshme këto të dhëna intuitive", tha Zhu Tong, një akademik në CAS që drejton ekipin.

Ai tha se ekipi do të mbledhë gjak, urinë, pështymë, jashtëqitje dhe mostra të tjera, që do të masin presionin e gjakut dhe do të monitorojë shpejtësinë e valës së pulsit të vullnetarëve, përfshirë edhe veten e tij, për të siguruar mostra për kërkime pasuese".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.