Bota

Kina ekzekuton 4 anëtarë kryesorë të bandave kriminale me bazë në Mianmar

Anëtarët e bandës ishin të përfshirë në vrasje të qëllimshme, mashtrime në telekomunikacion dhe trafik droge, raportojnë mediat kineze

Amir Latif Arain  | 02.02.2026 - Përdıtësım : 02.02.2026
Kina ekzekuton 4 anëtarë kryesorë të bandave kriminale me bazë në Mianmar

Stamboll

Kina ka ekzekutuar 4 anëtarë kryesorë të bandave me bazë në Mianmarin verior, të cilët u shpallën fajtorë për kryerjen e krimeve të shumta, duke përfshirë vrasje me dashje, mashtrime në telekomunikacion dhe trafik droge, transmeton Anadolu.

Ata ishin dënuar me vdekje nga një gjykatë nëntorin e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Ekzekutimet u kryen nga një gjykatë në Shenzhen në provincën Guangdong të Kinës jugore, pasi morën miratimin nga Gjykata Supreme Popullore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın