Kina: Dialogu është rruga për zgjidhjen e tensioneve SHBA–Iran
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, tha se Kina "shpreson që të gjitha palët do t'i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe së bashku do ta mbajnë rajonin të qetë dhe të qëndrueshëm"
Stamboll
Kina theksoi të premten se dialogu është rruga për të zgjidhur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, tha se Kina "shpreson që të gjitha palët do t'i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe së bashku do ta mbajnë rajonin të qetë dhe të qëndrueshëm".
Deklarata e Pekinit erdhi ndërsa Washingtoni dhe Teherani filluan negociatat mbi programin bërthamor në kryeqytetin e Omanit, Muscat, të premten.
Dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, përfaqësojnë palën amerikane, ndërsa Irani përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi.
Kur u pyet nëse Teherani zhvilloi bisedime me Kinën dhe Rusinë përpara dialogut të Iranit me SHBA-në, Lin tha se Pekini ka "ruajtur komunikim edhe me palët e tjera" mbi programin bërthamor iranian.
Ai konfirmoi se zëvendësministri i jashtëm kinez, Miao Deyu, zhvilloi bisedime me zëvendësministrin e jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, në Pekin të enjten.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
