Bota

Kina dërgon 4 satelitë të monitorimit të mjedisit në hapësirë

Satelitët e rinj do të përdoren për monitorimin e mjedisit ekologjik dhe parandalimin e katastrofave

Riyaz Ul Khaliq  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Kina dërgon 4 satelitë të monitorimit të mjedisit në hapësirë

Ankara

Kina dërgoi katër satelitë të rinj në hapësirë për monitorimin e mjedisit ekologjik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketa bartëse Long March 2-D e ndërtuar në mënyrë autoktone barti satelitin Beijing-3 dhe tre satelitë të tjerë në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateletivë Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftoi gazeta kineze "Daily".

Ky është misioni i 373-të i fluturimit të serisë së raketave Long March.

Satelitët do të përdoren për monitorimin e mjedisit ekologjik, parandalimin e katastrofave dhe përmirësimin e kapacitetit të furnizimit të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë.

Ndërkohë, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës lëshoi fotografi të reja të bëra nga roveri i parë i Kinës në Mars, Zhurong.

Fotografitë tregojnë flamurin kombëtar kinez në Mars, panoramën e vendit të uljes, peizazhin e Marsit dhe një "selfie" të roverit me platformën e uljes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.