Bota

Kinë, evakuohen 120 mijë persona për shkak të përmbytjeve

Më shumë se 120.000 njerëz ishin evakuuar në provincën fqinje Shanxi në perëndim për shkak të shkatërrimit të mijëra shtëpive

Ekip  | 11.10.2021 - Përdıtësım : 12.10.2021
Kinë, evakuohen 120 mijë persona për shkak të përmbytjeve

Pekin

Në veri të Kinës sot një autobus ka rënë në një lum, ku si pasojë së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë llogariten si të zhdukur. Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut shkatërruan shtëpi, ndërsa janë përmbytur sasi të mëdha të sipërfaqes së truallit bujqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon e publikuar shihen njerëzit në çatinë e një autobusi gati të zhytur në një lumë që rrjedh mbi një urë pranë qytetit Shijiazhuang, rreth 265 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Autoritetet në provincën Hebei njoftuan në mediat sociale se 37 nga 51 personat në autobus u shpëtuan.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi të dielën se më shumë se 120.000 njerëz ishin evakuuar në provincën fqinje Shanxi në perëndim për shkak të shkatërrimit të mijëra shtëpive. Gjithashtu, dëme të mëdha iu shkaktuan 190.000 hektarë të lashtave.

Shirat e dendur në Shanxi, ndryshe një zonë e thatë, kanë dëmtuar një pjesë të një muri 25 metra në qytetin historik Pingyao, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se shiu i vazhdueshëm është kërcënim i madh për ndërtesat e lashta prej balte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın