Bota, Ekonomi

Kinë, rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë tejkalon 50 mijë kilometrat

Kina kaloi për herë të parë infrastrukturën hekurudhore me shpejtësi të lartë në vitin 2008 me vendosjen në shërbim të hekurudhës ndërqytetase Pekin-Tianjin

Emre Aytekin  | 26.12.2025 - Përdıtësım : 26.12.2025
Kinë, rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë tejkalon 50 mijë kilometrat

Pekin

Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë në Kinë thuhet se ka tejkaluar objektivin prej 50 mijë kilometrash të vendosur në planin e 14-të pesëvjeçar të zhvillimit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Xinhua, një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë prej 299 kilometrash është hapur midis Xi'an, qendrës administrative të provincës Shaanxi në veriperëndim të Kinës dhe qyteti Yan'an, një qytet me rëndësi historike për shkak të rolit të tij si strehë dhe bazë gjatë revolucionit komunist në Kinë.

Me hapjen e kësaj linje, gjatësia e rrjetit kombëtar hekurudhor me shpejtësi të lartë të Kinës ka tejkaluar objektivin prej 50 mijë kilometrash të vendosur në planin e 14-të pesëvjeçar të zhvillimit, që mbulon vitet 2021-2025.

Kina kaloi për herë të parë infrastrukturën hekurudhore me shpejtësi të lartë në vitin 2008 me vendosjen në shërbim të hekurudhës ndërqytetase Pekin-Tianjin. Midis viteve 2008 dhe 2020 u ndërtuan linja të shumta të reja në të gjithë vendin, duke e çuar rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë në 38 mijë kilometra.

Sipas të dhënave nga Grupi shtetëror hekurudhor i Kinës, 12 mijë kilometra rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë u ndërtuan dhe u vunë në shërbim gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar të zhvillimit. Gjatë kësaj periudhe, infrastruktura hekurudhore me shpejtësi të lartë arriti në 97 për qind të qyteteve me popullsi që tejkalon 500 mijë banorë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.