Bota

Kinë, mbyllen disa xhami për "edukim fetar të paligjshëm"

Zyrtarët kanë thënë se xhamitë që kanë funksionuar në qarkun Weishan janë mbyllur për besimtarët sepse në to, është bërë "edukim i paligjshëm fetar"

Fuat Kabakcı  | 01.01.2019 - Përdıtësım : 02.01.2019
Kinë, mbyllen disa xhami për "edukim fetar të paligjshëm"

Pekin

PEKIN (AA) – Autoritetet e Kinës kanë mbyllur tri xhami në provincën Yunnan, me pretekstin se kanë bërë "edukim të paligjshëm fetar", raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e përditshme "South China Morning Post", shkruan se zyrtarët kanë thënë se xhamitë që kanë funksionuar në qarkun Weishan janë mbyllur për besimtarët sepse në to, është bërë "edukim i paligjshëm fetar".

Gjatë mbylljes së xhamive, ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe muslimanëve Hui, të cilët tentonin të parandalonin mbylljen e objekteve fetare. Nuk ka të dhëna për arrestime.

Në videon të cilën e ka publikuar media kineze, mund të shihen xhamitë e mbyllura me zinxhirët, por jo edhe detaje tjera.

Në përpjekjet e autoriteteve kineze në Weishan për të “ruajtur harmoninë dhe stabilitetin fetar", të shtunën në Huihuideng, Sanjia dhe Mamichang, hyri në fuqi një vendim për ndalimin e "tre fushave ku bëhen aktivitete të paligjshme fetare".

Autoritetet lokale në Weishan arsyetohen se individët në këto zona, pa lejen e autoriteteve fetare kanë kryer aktivitete të paligjshme fetare, ndërkohë që siguronin edhe arsim.

Llogaritet se në Yunnan jetojnë rreth 700.000 muslimanë kinez Hui.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.