Kim Jong Un: Askush nuk mund të dëmtojë statusin dhe sigurinë e Koresë së Veriut
"Tani askush, me çfarëdo mënyre, nuk mund të dëmtojë statusin dhe sigurinë absolute të shtetit tonë", tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, tha Kim Jong Un

Stamboll
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se askush nuk mund të dëmtojë statusin dhe sigurinë e vendit të tij, raportuan mediat shtetërore të mërkurën, transmeton Anadolu.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) raportoi se Kim gjatë fjalimit në një ceremoni kombëtare të ditës së themelimit të mbajtur të martën në Sallën e Asamblesë Mansudae në Phenian ka thënë: "Kauza e ndërtimit të një vendi të fuqishëm po rishikohet me krenari tani që shteti ynë ka arritur një status të jashtëzakonshëm".
Koreja e Veriut shënoi 77-vjetorin e themelimit të vendit.
"Tani askush, me çfarëdo mënyre, nuk mund të dëmtojë statusin dhe sigurinë absolute të shtetit tonë dhe asnjë forcë nuk mund ta përmbysë rrymën e fuqishme drejt një epoke prosperiteti, të cilën e kemi krijuar vetë", tha Kim.
Ai theksoi "dinjitetin dhe fuqinë" e Koresë së Veriut dhe shtoi se nuk do të lejojë që "fati i vendit të lihet në duart e asnjë force të huaj".
Kim tha se trupat e Koresë së Veriut u dërguan për të mbështetur Rusinë në luftën e Ukrainës.
Pas çlirimit të gadishullit korean nga sundimi japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore, në pjesën veriore u vendos një regjim komunist. Një Asamble e re Supreme Popullore u zgjodh në gusht 1948 ndërsa më 3 shtator u shpall kushtetuta e re.
RDPRK-ja u shpall zyrtarisht më 9 shtator 1948 me Kim Il Sung si kryeministrin e saj të parë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.