Bota

Kievi: Zjarri në anijen me flamur turk në portin ukrainas të Izmailit është shuar

Ministria e Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve e Ukrainës thotë se autoritetet po marrin masa për të eliminuar pasojat

Elena Teslova  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Kievi: Zjarri në anijen me flamur turk në portin ukrainas të Izmailit është shuar

Moskë

Është shuar zjarri në bordin e një anijeje transportuese LPG me flamur turk, i ndezur gjatë 16-17 nëntorit në portin e Izmailit në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Ministria e Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve e Ukrainës tha se zyrtarët aktualisht po kryejnë inspektime për të vlerësuar dëmet strukturore në anije. "Në të njëjtën kohë, në port po merren masa për të eliminuar pasojat e granatimeve dhe për të rifilluar plotësisht punën e infrastrukturës", thuhet në deklaratë.

Të hënën, konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Odesa paralajmëroi për rrezikun e një shpërthimi në anije, duke vënë në dukje se ekuipazhi ishte evakuuar dhe ishte mirë.

Duke treguar për incidentin në të cilin anija e LPG-së me flamur turk Orinda u godit gjatë shkarkimit në portin e Izmailit, Muhittin Çelik i tha Anadolu-t se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë.

Ai theksoi se një dron goditi anijen në një sulm pak pas mesnatës.

"Ekuipazhi i anijes kontaktoi numrin e telefonit të detyrës së konsullatës sonë të përgjithshme dhe raportoi mbi situatën. Stafi ynë konsullor u koordinua me autoritetet lokale dhe siguroi mbrojtjen e nevojshme konsullore, duke marrë masa për sigurinë e ekuipazhit", tha Çelik.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë njoftoi më parë se anija me 16 anëtarë të ekuipazhit turk, u godit gjatë shkarkimit në portin Izmail të Ukrainës dhe më pas shpërtheu zjarr.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın